leoni

Masakrat e regjimit kolonialist francez kundër Algjerisë dhe algjerianëve

RKL: Cilat janë masakrat të monstruoze të regjimit kolonialist francez kundër Algjerisë dhe algjerianëve

Gjatë kohës së kolonializmit francez në vendet e Afrikës, qysh prej fillimit  të shekullit 19-të,  shume vende arabe të Mesdheut  u pushtuan nga Franca dhe u mbajtën në sundim për afër dy shekuj. Një fat të keq të robërisë kolonialiste, përveç popujve të tjerë afrikano-veriorë,  kanë pësuar sidomos algjerianë, vendi i të cilëve  ishte nën dominimin dhe pushtimin  Francës prej vitit 1830 e deri në vitin 1962.

Më 1830 trupat ushtarake franceze okupojnë Algjerin, Uran-in dhe Bune-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të këtyre vendeve. Me këtë rast fillon edhe kthimi i Kalifatit Islam në një provincë franceze. Deri në vitin  1906 edhe pjesa e Saharës, e cila  i takonte Algjerisë,  ishte vënë nën kontrollin dhe sundimin e Francës.

Algjerianët kanë bërë përpjekje të pareshtura për t’ u çliruar nga regjimi kolonial, por deri në vitin 1962 kur Franca ua njohu pavarësinë, ata kanë kaluar në një periudhë të  rëndë të  luftërave për çlirim, të cilat janë pasuar me luftime, masakra të tmerrshme e të përgjakshme dhe me humbjen  e qindra mijëra jetë njerëzish.

Në masakrën e njohur  dhe shumë të përgjakshme,  të majit të vitit 1945, me ç rast sipas burimeve  të Francës janë vrarë 10, 000 qytetarë dhe revolucionarë algjerianë, (sipas burime algjeriane 37.000),  fillon edhe lëvizja për pavarësi e këtij populli të robëruar në shekuj, fillimisht nga romakët, pastaj, vandalët, arabët e turqit.

Masakrat në  Setif, Guelma dhe Kherrata janë regjistruar si formë e represionit të  përgjakshëm të Qeverisë franceze të asaj kohe, për t’ i shuar  demonstratat  nacionaliste, për pavarësi dhe qëndresë  anti-kolonialiste që ndodhi në maj të vitit 1945 në Konstandinia.

Më 8 maj të vitit 1945, forcat kolonialiste franceze ishin tubuar në një paradë për të  festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren e aleatëve kundër forcave fashiste, gjermane e italiane të Boshtit.

Partitë algjeriane, nacionaliste, duke përfituar nga prania e veçantë e popullatës  në paradë,  organizuan një  demonstratë paqësore për t’i shfaqur pretendimet e tyre patriotike, që kishin të bënin me çlirimin parësor nga Franca. (Ata kishin marrë pjesë në Frontin e Rezistencës  së Francës dhe shumë prej tyre kishin rënë duke luftuar për çlirimin e saj).

 Atë ditë një algjerian i ri, i quajtur  Saal Buzid, ishte duke  valëvitur  një flamur të Algjerisë, me ç’ rast është vrarë nga një polic francez. Vrasja e tij kishte shkaktuar një revoltë të përgjithshme të qindra mijëra njerëzve, në shesh. Forcat franceze kishin urdhëruar zjarrin me qëllim për të shtypur  demonstruesit. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë edhe Ushtria, e cila kishte përgjakur tërë sheshin duke vrarë mijëra algjerianë. Sipas burime zyrtare,  në mesin e forcave franceze e evropiane ishin vrarë102 veta, ndërsa ishin plagosur shumë të tjerë.  Numri i viktimave algjeriane asnjëherë deri tani nuk është saktësuar dhe debati për numrin e e tyre ka arritur deri në ditët tona. Autoritetet franceze, pas masakrës kishin dhënë  numrin e vdekjeve, që thuhej se përafërsisht arrinte në 1.165. Qeveria algjeriane ka të dhëna për masakrimin e  45.000 algjerianëve.  Kjo ditë martirizimi përkujtohet çdo vit në Algjeri. Ambasadori i Francës në Algjeri, në një fjalim zyrtar,  në Setif në shkurt 2005, e përshkruar masakrën si një  “tragjedi të pafalshme” të regjimit të Francës kundër algjerianëve paqësorë.

Në nëntor të vitit 1954, lëvizja për pavarësi shndërrohet në Front të luftës për çlirimin e Algjerisë. Pas luftimeve të përgjakshme, filloi edhe presioni sistematik shtetëror, që rezultoi me  vrasjen e dhjetëra mijëra algjerianëve. Në vitin  1962, në Evian, arrihet  marrëveshja e cila përmbylli luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.

Një masakër tjetër çnjerëzore e forcave franceze kundër algjerianëve ka ndodhur edhe më  17 tetor  të vitit 1961, në Paris. Demonstrata e algjerianëve ishte organizuar  nga Federata e Francës e Fronit Nacional Çlirimtar.  Shkas për këtë protestë masive  ishte  bojkot i orës policore gjatë natës, të aplikuar, jo për të gjithë qytetarët, por vetëm për afrikano-veriorët, në radhë të parë për algjerianët.

Fronti kishte ftuar  në manifestim algjerianët, burra, gra e fëmijë, por iu kishte  ndaluar bartjen e armëve. Marshi i zemërimit popullor gjatë natës,  në rrugët kryesore të kryeqytetit,  çoi në konfliktin e protestuesve dhe policisë, e cila hapi zjarr duke përgjakur të gjitha rrugët dhe sheshet. Represioni brutal policor  që kishte vazhduar edhe përtej natës së 17 tetorit të atij viti, pati për pasojë mijëra të ndaluar dhe të burgosur nga radhët e demonstruesve algjerianë  dhe mijëra të tjerë të vrarë nëpër rrugët e Parisit. 17 tetori i vitit 1961 dhe pasojat,  janë perceptuar si njëra  nga ngjarjet më të dhunshme që lidhen me luftën në Algjeri. Kjo dhunë e shfrenuar e autoriteteve kundër algjerianëve çoi më në fund edhe në çlirimin e Algjerisë nga kolonializmi qindra-vjeçar i Francës, në vitin 1962.

Pas pavarësimit të vendit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti 1988 për Algjerinë ishte një vit,  në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi i vendit ka filluar më 1989 me reformën kushtetuese e cila garanton të drejtat e njeriut. Më 1991 vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grusht-shtetin ushtarak për shkak të frikës së fitores së partisë islame FIS (Front Islamique du salut) (Fronti i Shpëtimit Islamik). Kjo shkaktoi edhe luftën qytetare në mes të armatës shtetërore dhe armatës popullore islame. Që nga fillimi i kësaj lufte deri më tani kanë humbur jetën rreth 120 000 viktima.

 (Algjeria është një republikë gjysmë-presidenciale e përbërë nga 48 provinca dhe 1541 komuna. Me një popullsi prej më shumë se 37 milionësh, Algjeria është vendi i 34-t më i populluar në botë. Ekonomia algjeriane është e bazuar mbi naftën, por për momentin vuan nga një krizë ekonomike e njohur si sëmundja holandeze. Kompania më e madhe në Afrikë është Sonatrak, kompania kombëtare e naftës. Algjeria ka ushtrinë e dytë më të madhe në Afrikë, pas Egjiptit, dhe ka Rusinë dhe Kinën si aleatë strategjikë dhe furnizues armësh.

Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2,381,741 kilometrash katrorë (919,595 milje katrore), Algjeria është vendi i 10-të më i madh në botë dhe tashmë vendi më i madh në Afrikë, pas ndarjes së Sudanit Jugor nga Sudani, shteti i mëparshëm më i madh në Afrikë. Algjeria ndan kufi në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në perëndim me Marokun, në jugperëndim me Saharanë Perëndimore, Mauritaninë dhe Malin, në juglindje me Nigerin dhe në veri laget nga Deti Mesdhe. Algjeria është anëtare e Bashkimit Afrikan, Ligës Afrikane, OPEK-ut dhe Kombeve të Bashkuara si dhe vend themelues i Bashkimit Afrikan të Magrebit.

 

Algjeria në kohërat e vjetra (10 000 p.e.s) ka qenë e banuar nga fiset berbere të cilët më vonë bien nën ndikimin e Kartagjenës. Gjatë luftës së Kartagjenës me romakët, këto fise pavarësohen nga Kartagjena dhe pas një kohe shumë të shkurtë bien nën sundimin e Republikës Romake në vitin 200. Pas rënies së pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, berberët u bënë të pavarur në shumë rajone ndërsa Vandalët morën kontrollin e zonave të tjera derisa u dëbuan nga gjenerali bizantin Belisarius nën drejtimin e Perandorit Justiniani I. Që nga kjo kohë në këtë pjesë sundojnë bizantinët deri me ardhjen e arabëve në shekullin VIII.

Berberët në fillim rezistuan ardhjen e arabëve nën udhëheqjen e Kusajla dhe Kahinait mirëpo pastaj ata u kthyen në fenë islame në masë të gjëra. Pas rënies së dinastisë arabe të Umajadëve u krijuan shume dinasti berbere.

Në shekullin e XVI, spanjollët marrin disa qytete bregdetare të kalifatit. Mirëpo, kosarët të ndihmuar nga forcat e perandorisë Osmane në një luftë të vështirë ja arrijnë të dëbojnë spanjollët nga qytetet e tyre.

Ndikimi i Pashallarëve Osmanë pas një kohe filloi të bjerë, kështu që Kosarët dhe Jeniçerët filluan të marrin kontrollin e Algjerisë.

Më 1830 trupat ushtarake franceze okupojnë Algjerin, Oran-in dhe Bone-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të vendit. Më këtë fillon edhe kthimi i kalifatit në një provincë franceze. Deri më 1906 edhe pjesa e Saharës që i takonte Algjerisë ishte nën kontrollin franceze.

Me masakrën franceze më 1945 (10 000 viktima të masakruar) fillon edhe lëvizja për pavarësi. Në nëntor të 1954-ës lëvizja për pavarësi shëndrohet në luftë për pavarësi (Lufta e Algjerisë) e cila arrihet më 1962 me marrëveshjen në Evian e cila e përfundon luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.

Pas pavarësimit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti 1988 për Algjerin ishte një vit në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi i vendit ka filluar më 1989 me reformën kushtetuese e cila garanton të drejtat e njeriut. Më 1991 vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grushshtetin ushtarak për shkak të frikës së fitores së partisë islame FIS (Front islamique du salut)  Vikipedia.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …