Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka shkruar lidhur me vendimin e gjykatës për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për të cilin pretendohet se i plagosi dy të rinj serbë të në Shtërpcë. Ai e krahasoi këtë vendim me vendimin për lirimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiq, ish-policit serb të Policisë së Kosovës, i dyshuar për sulm terrorist ndaj institucioneve të vendit. Ish-policit, Dejan Pantiq iu caktua masa arrest shtëpiak. Azem Kurtajt, pjesëtar i FSK-së, i cili akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg. Krejt kjo për barazi dhe drejtësi, ka shkruar Bekim Haxhiu në një postim të tij.
