Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se në masë të madhe do të ndalojë së shkruari fjalën Turqi dhe në vend të kësaj do ta quajë vendin Türkije, duke rënë dakord me një kërkesë të Qeverisë turke, e cila nuk do të emri të asocojë me shpendët në gjuhën angleze. Në një deklaratë që njoftonte masat për të penguar financuesit e grupit të Shtetit Islamik, Departamenti i Shtetit shkroi për veprim të përbashkët midis “Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë”, duke ia shkruar emrin “Türkiye”. Ambasada kërkoi që ne ta përdorim këtë drejtshkrim në komunikimet tona, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit, Ned Price. Departamenti do të përdorë drejtshkrimin që patë sot në shumicën e konteksteve tona zyrtare diplomatike dhe dypalëshe, duke përfshirë komunikimet publike. Ai sqaroi se termi “Turkey” nuk ishte i ndaluar në avancimin e një mirëkuptimi më të gjerë publik pasi kuptohet më gjerësisht nga publiku amerikan”. Pentagoni ka shkruar emrin Türkiye (Tyrkije) që nga një deklaratë e gushtit në lidhje me një thirrje midis shefave të mbrojtjes të aleatëve të NATO-s, dhe departamenti i shtetit ka përdorur herë pas here drejtshkrimin në mediat sociale. Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdoğan në vitin 2021 urdhëroi përdorimin e vazhdueshëm të emërtimit Tyrkije në gjuhët që përdorin shkrimin latin, ashtu sikur e përdor edhe gjuha turke.