Kina shkatërron kompaninë e shitjeve në internet të miliarderit, Xhek Ma

Kina shkatërron kompaninë e shitjeve në internet të miliarderit, Xhek Ma

Themeluesi i kompanisë së shitjeve në internet Alibaba, Jack Ma ka dal nga qendra e vëmendjes, pasi regjimi i Partisë Komuniste të Kinës tashmë ka shkatërruar perandorinë e tij prej miliarderi. E njohur si fytyra e biznesit aziatik, Ma ka humbur miliarda dollarë pasi që autoritetet e kanë tërhequr atë nga lista për ta drejtuar kompaninë Ant Grup. Rregullatorët kinezë e “dogjën” listën e planifikuar të Ma’s për ta kontrolluar Ant Grupin në Hong Kong dhe Shangai, duke e dënuar me një gjobë rekord prej 2.75 miliardë dollarësh. Një riorganizim i strukturës së aksioneve, do ta bëjë që Ma duhet ta lërë kontrollin e kompanisë që ai e themeloi në vitin  2014. Ky vendim i  Kinës Komuniste po komentohet si veprim për ta përulur një kompani që ishte bërë shumë e fuqishme. Ndërhyrja e rregullatorëve erdhi pasi Ma në një konferencë pati kritikuar sistemin rregullator financiar të Kinës. Thuhet se Xhek Ma fshihet në Tokio me familjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …