leoni

Bojkoto 860

Lulzim Beqiri: Mos Blej Prodhime Serbe

Republika e Kosovës po kërcënohet çdo ditë nga pushtuesi i papërmirësueshëm serb, nuk ka pendim edhe pas vrasjes së 12 mijë qytetarëve të Kosovës, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor. Prandaj, ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e  që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike.

Nuk ka pendim as kërkim falje, po përkundrazi kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, për të vrarë prapë shqiptar të pakujdesshëm siç po jemi ne sot që jemi duke i dhënë hapësirë operimi kompanive serbe, thjesht duhet një organizim siç është “Mos bli prodhime serbe”, që ka tubuar mbi 100 mijë qytetarë rreth vetes për të kujtuar të kaluarën për të vetëdijesuar të tashmen dhe për të ruajtur të ardhmen e ekzistencës së shtetit tonë. 

Janë rreth 50 mijë pensionistë që janë plaçkitur nga Serbia. Fondi Pensional i Kosovës, ende mbetet i kidnapuar nga Serbia që nga paslufta, e që llogaritën që janë rreth 2 miliardë euro. Këto para të pensionistëve nga Kosova ende nuk janë kthyer nga Serbia.

Është detyrë kombëtare bojkotimi i produkteve serbe, për shumë arsye meritore jo vetëm për ta dëmtuar ekonomikisht por për ta vetëdijesuar shtetin serb sepse është shtet dhe e ka në dorë zhvillimin ekonomik të Serbisë.

Thënë të drejtën, ne po kërkojmë diçka që nuk është dashur të diskutohej, bojkotimi i prodhimeve serbe është detyrë, nder dhe domosdoshmëri.

Ditëve të fundit ka një trend të rritjes së mashtrimeve nga ana e marketeve të mëdha në Republikën e Kosovës. Shumë qytetar kanë mbushur rrjetet sociale me dëshmi faktike të mashtrimeve nga ana e marketeve dhe kompanive kosovare. Mirëpo, institucionet përgjegjëse janë duke heshtur.

Mashtrimet e bëra nga marketet e mëdha janë shkelje e të drejtave të klientëve dhe pabesi ndaj lojalitetit të tyre. Mos harroni: humbja e një klienti ka kosto jashtëzakonisht të rëndë, ju menaxherë të këtyre marketeve.

Një konsumator i kënaqur mbetet besnik më gjatë, blen më shumë, flet mirë për kompaninë dhe produktet e saja i kushton më pak rëndësi konkurrencës dhe është më pak i ndjeshëm në çmim, ofron ide për produkte ose shërbime te kompania dhe kushton më pak për t’u shërbyer sesa konsumatori i ri, andaj mos reklamoni produkte serbe.

-Po ka shpresë…po-po ka shpresë ky vend, tashmë shumë biznese kanë larguar tërësisht prodhimet serbe, çdo ditë po i bashkohen kauzës së grupit shumë biznese, artist, gra e burra fëmijë e të rritur, tashmë grupit të kauzës pas iniciatorit janë rreshtuar shumë fytyra publike, gazetar e gazetare të mrekullueshme, biznesmen të drejt e punëtor siç është Burimi Piraj, pastaj gazetarja e guximshme Elmedina Ballazhi, e përkushtuara Albulena Miftari, i pari i bashkangjitur kauzës Altin Preniqi, emri i bukur Mërgimtare Kastrati, ish-ushtari i UÇK’së dhe aktori, Basri Shala, punëtori Kreshniku, aktivisti më i mirë Smajl Balaj, e shumë atdhetar të tjerë që janë tepër të përkushtuar, pra kjo celulë mund të jetë celula e fillimit të shembjes së dominimit ekonomik serb në Kosovë.

Ne nuk kemi interes personal asnjëri e në fakt personalisht kam interes personal, ai është mos të kemi prodhime serbe në tryezat tona.

Bild- “Serbia kërcënon Kosovën”, Ushtria serbe ka ditë që po lëviz tanket në kufi me Kosovën, duke folur për një “provokim” nga Kosova, ndaj të cilit ata do të reagojnë. Në mbrëmje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi se vendi i tij do të “luftojë për popullin e vet”. “Nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë”, tha Vuçiq.

Ata janë të përkushtuar për zhbërjen e shtetësisë sonë, ndajnë miliona euro nga buxheti i tyre për krijimin e problemeve në Kosovë, duke e paraqitur Kosovën si shtet i dështuar, si luftënxitëse, a ne pa ‘plazma’ nuk mundemi kurrsesi. A nuk është tradhti ndaj gjakut të ushtarëve tanë? A nuk është përbuzje nga grave të dhunuara? A nuk është mëkat ndaj nënave që janë mbet pa bujashkën e zemrës? A nuk të vjen turp të konsumoni prodhime nga duart e njëjta që dikur me sharrë-motor kanë prerë shqiptar, duar që kanë nxjerrë sy e fëmijë në barqet e nenave? A nuk është poshtërim i gjakut të derdhur? A nuk është përbuzje e qindra masakrave?

O sot o kurrë duhet një rini e cila e merr në dorë fatin e saj, merr në dorë të ardhmen e vet, shumë shtete janë duke përdor strategji kombëtare për ruajtjen e territorit të vet nga armiqtë e mundshëm, e ne na ka ra pluhuri i harresës, është duke na mbuluar harresa….

Po i listoj vetëm 10 arsyet kryesore pse nuk duhet me ble prodhime serbe:

*Serbia nuk ka kërkua falje nuk është penduar për gjenocidin në Kosovë,

*Serbia po kërcënon Kosovën vazhdimisht me luftë e pushtim,

*Serbia po punon fuqishëm kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare,

*Serbia ende e ka në kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të saj,

*Serbia ka synim aneksimin e Veriut të Kosovës,

*Serbia ende mban të fshehur informatat për personat e zhdukur me dhunë,

*Serbia ka vjedh rreth 1 miliardë euro pensione të pensionistëve,

*Serbia blerjet tona po i investon në armatim modern,

*Serbia ka linjë të veçantë prodhimi për Kosovë, mund të jenë produkte kancerogjene,

*Serbia është po ajo Serbia që dikur na masakronte me thikat e tyre familjaret tanë.

Besoni do të mjaftonte vetëm një arsye mos me ble prodhime serbe, i listova vetëm 10 po janë 1001 arsye për të ruajtur sovranitetin e tyre, edhe kafshët reagojnë kur ju kërcënohet territori le ma njerëzit, prandaj ju thërras secilin nga ju që të bojkotoni prodhimet serbe, nuk ka justifikim që mund më bind mua të konsumoj prodhime të kriminelëve serb, prandaj kjo thirrje duhet të dëgjohet sepse vije për të ruajtur tersin territoriale të vendit, mirëqenien e qytetarëve, sigurinë e shëndetit e mbi të gjitha për të ruajtur amanetin e dëshmoreve e luftëtarëve të lirisë. 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …