Naim Ferati, avokat, i Azem Kurtajt, i cili po mbahet në paraburgim, në një incident që ndodhi në mesin e një grupi serbësh në Shtërpce, tha se brenda afatit ligjor do të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, i cili e la Azem Kurtajn, në paraburgim për një muaj. Në njoftimin e gjykatës u tha se pjesëtari i FSK-së ka shtënë në drejtim të dy vëllezërve, por avokati tha së ai ka shtënë në tokë dhe jo në drejtim të tyre. Njësoj si avokati ishte shprehur edhe nëna e djalit të plagosur në ditën kritike. Tërë ngjarja ka ndodhur rastësisht, derisa Azem Kurtaj ishte duke udhëtuar bashkë me një shok të tij për në Brezovicë për të drekuar dhe gjendet në momente të bllokimit nga masa e qytetarëve në rrugë, i sulmuar aty për aty dhe duke qenë i rrezikuar nga sulmi serioz me qëllim që të largohet nga aty ka nxjerrë armën fillimisht me qëllim që të largohen dhe të ecë rrugës së tij. Ai ka shtënë me armë me qëllim që të largohet masa dhe hera e dytë ka qenë në drejtim të tokës dhe asnjëherë nuk ka shtënë në drejtim të masës, prandaj gjendja që është paraqitur nuk është reale është e gabuar”, tha mes tjerash akovati, Naim Ferati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …