Vuçiq

Koloneli amerikan, Xhefri Fisher, ia ka prezantuar NATO-s katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë

Në një shkrim autorial, koloneli amerikan, në pension Xhefri Fisher, ia ka prezantuar NATO’s  katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit në Veri. Sipas tij, Serbia e Vuçiq e njohin vetëm gjuhën e forcës, ndërsa kur sheh dobësi ai kënaqet. Gjëja e parë që shumëkush e mëson për Serbinë dhe Vuçiqin është se ata e shtendosin situatën vetëm kur ballafaqohen me forcën, dhe ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri.  Serbia zhvendosi pajisje të rënda ushtarake në kufirin e saj jugor me Kosovën dhe presidenti Aleksandar Vuçiç vizitoi trupat e tij të vendosura paraprakisht në të njëjtin kufi. Për të qenë i qartë, Vuçiq shpesh përdor Kosovën për përfitime të pa moralshme politike, por kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet në këtë nivel. Veprimet e tij kanë nxitur qindra ekspertë, të nxitojnë për t’iu përgjigjur pyetjes: çfarë mund të bëhet për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të parandaluar një tjetër gjakderdhje ballkanike?  Fatkeqësisht, shumica e përgjigjeve janë krijuar përmes një prizmi shqetësimi, mbrojtës. Nëse këta ekspertë mendojnë ta shqyrtojnë situatën përmes një prizmi oportunist, ata mund të zbulojnë se Vuçiç i ka dhënë Perëndimit një dhuratë të mrekullueshme, që nuk duhet lënë pas dore, ka skruar mes tjerash koloneli Fisher.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …