Opozita u shpreh kundër pjesëmarrjes së dy ministrave të Qeverisë malazeze në shënimin e ditës së Republikës Serbe të Bosnjës

Pjesëmarrja e dy ministrave të Malit të Zi në akademinë solemne të shënimit të ditës antikushtetuese të Republikës Serbe  në Banjallukë shkaktoi reagime të shumta në vend. Partitë opozitare, Bashkësia Islame e Malit të Zi, por edhe një pjesë e madhe e opinionit,  reagoi ashpër pasi ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq dhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, në Qeverinë e Malit të Zi, morën pjesë në akademinë solemne të shënimit të 9 janarit,  ditës të Republikës Serbe, në Banjallukë, të cilin Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur antikushtetues. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve tha se prania e ministrit të drejtësisë dhe financave, në akademinë në Banjallukë, është një tjetër konfirmim i karakterit antievropian të qeverisë së Dritan Abazoviqit. Deputeti i DPS-së, Millosh Nikoliç, deklaroi se qeveria e Abazoviqit çdo ditë të funksionimit të saj kërcënon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe perspektivën evropiane të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …