Kompania energjetike sllovene “GEN”, e udhëhequr më herët nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë. Sipas portalit slloven “Prava”, kompania qendrore u ka dërguar para degëve të veta në vende si: Bosnja, Serbia e Shqipëria, dhe më pas ka kontraktuar përmes atyre kompanive persona të njohur të cilët do të paguheshin “për shërbime”, të cilët do t’i merrnin ato para, por vetëm për t’i rikthyer tashmë sërish tek padronët e vërtetë e më pas ato të dërgohen nëpër parajsa fiskale apo bursa të ndryshme. Njëri nga këta persona, që ka kryer role të tilla të lëvizjes së parave përmendet edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, por me shtetësi sllovene. Përveç diplomatit të Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti që përmenden në artikull, përmendet edhe Nika Kovaç, një aktiviste e njohur sllovene. Në pjesën e dytë të tekstit flitet për GEN-in në Tiranë, ku hidhen dyshime se 14 milionë euro do të zhdukeshin në mënyrë ligjore për të mbuluar atë që e konsiderojnë si vrimë financiare të kësaj dege të kompanisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …