SPAK ka përfunduar rihetimet për shpërthimin e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilit sot iu komunikua akuza. SPAK e akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa Mediu u shpreh se “nuk ka asnjë provë të re” dhe se akuzat sipas tij “janë të njëjta me ato të 2009”. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare”, tha Mediu. Madje ai thotë se nuk e dinte ku ishte Gërdeci dhe se kjo “u caktua” në Amerikë sipas tij. Ministri i Mbrojtjes nuk e di ku janë vendet e forcave të armatosura, zgjedhja e vendit nuk ka të bëjë. 15 ditë para shpërthimit, kam qenë një takim me amerikanët dhe vendi i Gërdecit është cilësuar si një vend perfekt. “Unë s’kam asnjë dijeni për atë shkresë, Bumçi i ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë për këtë çështje. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti as me firmën amerikane, as shqiptare” thotë ish-ministri, por dokumente të shumta e hedhin poshtë pretendimet e përgjegjësitë e tij
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …