Bashkimi Evropian, me përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës gjithashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Kjo marrëveshje po synohet të arrihet përmes të ashtuquajturit plan franko-gjerman e i cili bazohet në modelin e dy Gjermanive. Megjithatë ende s’është definuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka deklaruar se derisa bisedimet janë duke vazhduar, ne momentalisht nuk komentojmë në përpjekjet për dialog të drejtuara nga BE-ja. Ne vazhdojmë që ta mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Speciale të BE-së, Miroslav Lajcak”, kanë thënë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti duke folur për këtë proces ka thënë se është e nevojshme që BE-ja dhe Amerika t’i bëjnë presion Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje me njohje-reciproke siç e ka thënë kryetari amerikan, Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …