Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për bashkim lidhur me për krijimin e një fronti opozitar. Kosova opozitare ka nevojë ta gjejë një rrugë për ta ndihmuar vendin. Kosova opozitare duhet ta ndalojë kursin e gabuar të kësaj qeverise. Ka shumë pika që mund të koordinohen, prandaj edhe ideja jonë rreth dickaje të tillë, e ka pas këtë qëllim, që rrugës të koordinohem që ta ndërpresim këtë rrugë të qeverisë, për ta ndihmuar qeverinë në kritikat e tyre. Mirëpo nuk kemi parë një koordinim të partive opozitare në parlament. Ne e kemi vullnetin e dëshirën me gjet këtë koordinim dhe bashkëpunim. Në opozitarizëm. Po flas në një opozitarizëm të përbashkët. Fatmir Limaj shtoi me këtë rast se duhet të krijohet një front opozitar në mënyrë që të ndalohet rruga e gabuar e qeverisë. Kur vjen puna tek një bashkëpunim elektoral, normal që jemi të hapur. Duhet të krijojmë një front opozitar, qëndrimet e mija dhe angazhimi im është në këtë frymë la thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …