Kryetari Latifi bashkë me përfaqësuesin Valentin Hoxha nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit “INTEGRA”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Valentin Hoxha, përfaqësues nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe Wentrepreneur, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit “INTEGRA – Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”. Ky memorandum ka për qëllim ndërtimin e aftësive të 120 personave të kthyer dhe personave nga grupet në rrezik në planifikimin dhe menaxhimin e biznesit dhe sigurimi i të mirave materiale/kapitale për 100 biznese të reja.

– Forcimi i kapaciteteve dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet 35 përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror.

– Sigurimi i kompetencave dhe rikualifikimi i 50 përfituesve të përzgjedhur përmes Trajnimit të Arsimit Profesional.

– Ofrimi i mundësive të punësimit të lehtësuar në kompanitë ekzistuese, për 60 përfitues si dhe

– Krijimi i 5 Qendrave të Angazhimit të Komunitetit (QAK).

Kryetari Latifi është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe mundësitë që na ofrohen me realizimin e këtij projekti!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …