Sulmet e sotme në Bagdad erdhën pasi forcat irakiane dhe policia shiite kanë nisur luftimet kundër militantëve të Shtetit Islamik, në Felluxha, fortesën e tyre në perëndim të kryeqytetit. Dymbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu në rrethin verior të Bagdadit, shkruan Reuters. Tetë u vranë dhe 21 u plagosën nga një sulm vetëvrasës ku shpërtheu një makinë e mbushur me eksploziv pranë një ndërtese qeveritare dhe një stacioni të policisë në Tarmija, një lagje kryesisht sunite e cila gjendet në veri te Bagdadit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …