Me fishekzjarre dhe me festim qendror, Turqia sot shënon 563 vjetorin e pushtimit otoman të Konstantinopojës, tash Stambolli. Në kremte marrin pjesë kryetari dhe kryeministri, Rexhep Taip Erdogan dhe Binali Jildrim. Rreth një milion veta pritet të marrin pjesë në kremten e madh në distriktin Jenikapi, në pjesën evropiane të qyteti ku është vendosur skena më e madhe 3D me tregimin vizual të pushtimit të qytetit. Festa zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për të cilat angazhuar nëndetëse, fregata, pesë helikopterë e 9 mijë policë përfshirë dhe 40 snajperë dhe qen zbulues, raporton AFP. Për transportin e qytetarëve në festë janë organizuar 5.005 autobusë dhe 146 anije. Në kulmin e vet, Perandoria otomane është shtrirë nga Vjena në Gjirin e Adenit. Sulltan Mehmeti II e pushtoi Konstantinopojën më 29 maj të vitit 1453 duke shkaktuar kështu rënien e Perandorisë Bizantine. Partia qeveritare e Drejtësisë dhe e Zhvillimit e Erdoganit, në pushtet nga viti 2002, është përpjekur për forcimin e kujtesës së të kaluarës otomane të turqve, e cila thuhet se e largon vendin nga ndikimi perëndimor në drejtim të imperializmit neootoman.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …