Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje. Ai ka thënë se vizita e dhe mbështetja amerikane për Kosovën janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme me njohje të ndërsjellë. Një mbështetje e tillë është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë. Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që Albin Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023 sikurse ishte vitin e kaluar!”, ka saktësuar Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …