Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me delegacionin nga Departamenti i Shtetit i kryesuar nga Derek Chollet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati një takim me delegacionin nga Departamenti i Shtetit i kryesuar nga Derek Chollet, këshilltar i lartë, Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Spenser Bojer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, dhe me ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.  Ai ka bërë me dije se ka shtruar nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. “Njëkohësisht, shtrova nevojën e integrimit të plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës si dhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit”. “Falënderova përfaqësuesit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …