Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Hjumen Raits Voç publikon raportin vjetor për të drejtat e njeriut në mbarë botën. Duke analizuar lirinë e medias në Kosovë, kjo organizatë veçon cilësimin që Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Në raport përmendet edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, për bojkotim të mediave. Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim publik i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim të tij, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”, thuhet në raport. Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, thekson raporti i organizatës, Human Rights Watch.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …