Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e shërbimeve publike dhe shefin e kabinetit, sot, pritën në takim z. Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s Do It” – ta pastrojmë Kosovën dhe rrjeti i ambientalistëve “We Are One”, ku paraqitën planet e tyre në fushën e mjedisit dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë. Kryetari Latifi tha se, “Padyshim, jemi çdo herë të hapur për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së fondit të investimeve konkrete, masave për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit, sepse mjedisi është prioritet i lartë i udhëheqjes në komunën e Rahovecit. Bashkëpunimi ynë do të dëshmohet praktikisht edhe në vitin 2023, përmes një sërë masash e veprimesh konkrete, me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së mjedisit”, u shpreh kryetari Latifi.