Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur një delegacion (Toger Edin Oruçi, ushtar specialist Arbenit Tahiri dhe ushtar specialist Granit Nikqi) që përfaqësonin FSK, Ushtrinë e Republikës se Kosovës, ku paraqitën mundësinë që ofron FSK për rekrutimin e ushtarëve të rinj nga komuna e Rahovecit. Me këtë rast kryetari Latifi ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat, nga moshat 18 deri në 25 vjeçare, të shfrytëzojnë këtë mundësi e të aplikojnë, në mënyrë që nesër t’i shërbejnë interesave të vendit tonë, Republikës së Kosovës!