Ish-diplomati, Amir Haziri, ka ushtruar padi në gjykatë kundër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Schwarz, ndërsa ka bërë edhe kallëzim penal në prokurori ndaj ministres, por edhe ndaj sekretarit të kësaj ministrie, Behar Isma. Ai ka njoftuar se arsyeja për padinë kundër ministres-Schwarz është “shkëputja e marrëdhënies time të punës zyrtare në MPJD”, vendim të cilin e ka quajtur “të kundërligjshëm dhe arbitrar”, ndërsa kallëzimin penal ka thënë se e ka bërë ndaj ministres dhe sekretarit për rastin e “thyerjes së zyrës sime të punës”. Ish-diplomati ka treguar se si disa javë para vendimit për shkëputje të marrëdhënies së punës, teksa ka qenë në pushim, atij i është thyer zyra dhe se nuk e ka njoftuar askush. Fatkeqësisht, disa javë para vendimit për shkëputje të marrëdhënies së punës, isha në pushim pa pagesë dhe zyra ime ishte thyer kundërligjshëm dhe pa më njoftuar askush. Ministrja Schwarz, lidhur me këtë rast, është deklaruar disa herë publikisht dhe ka sajuar trillime dhe të pavërteta me qëllim të arsyetimit të thyerjes së kundërligjshme të zyrës”, ka shkuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …