Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Trupi gjykues, ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit, që kërkonte kufizime e monitorim të komunikimeve të Pjetër Shalës

Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Foglia, ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit, që kërkonte kufizime dhe monitorim të komunikimeve të Pjetër Shalës. Sipas vendimit të gjykatës, më 4 nëntor 2022, kjo zyre  kërkoi Panelit të urdhërojë kufizime në komunikimet jo të privilegjuara të Pjetër Shalës përpara fillimit të gjykimit. Zyra  kërkoi në veçanti që  komunikimet e të Akuzuarit  me telefonë, e mjete të tjera elektronike, korrespondencë ose personalisht me persona jashtë ambienteve të paraburgimit, të monitorohen në mënyrë aktive; komunikime të tilla kufizohen tek individët e miratuar paraprakisht nga Paneli; dhe i Akuzuari të urdhërohet që të mos ndajë asnjë material konfidencial ose ndonjë informacion tjetër identifikues me askënd jashtë ekipit të tij të mbrojtjes”, është thënë  në këtë vendim. Sipas vendimit, mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën e ZPS-së dhe ka thënë se është e pabazuar, e pajustifikuar dhe disproporcionale, andaj ka kërkuar nga trupi gjykues ta refuzojë atë. Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …