Kushtetuesja hedh poshtë vendimet e tri gjykatave, thotë se ia cenuan të drejtat ish-ambasadorit Kastrati

Sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin përmes të cilit ka konstatuar se vendimet e Gjykatës Themelore, asaj të Apelit dhe Gjykatës Supreme për padinë e ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati kundër dekretit për shkarkim të presidentes Vjosa Osmani janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht Nenin 31 dhe 6. Gjykata Themelore e Prishtinës kishte hedhur poshtë padinë e Avni Kastratit ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shkarkim duke thënë se ai s’mund të jetë objekt vlerësimi në procedurën e konfliktit administrative por se i njëjti mund të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë. Në maj të vitit 2021, Kastrati bashkë me disa ambasadorë të tjerë ishin liruar nga detyra nëpërmjet një dekreti të presidentes së Kosovës. Kundër dekretit të presidentes, Kastrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky vendim i Themelores pastaj ishte aprovuar në Apel dhe Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …