DR. Luljeta Abdullahu: Pa fotografi, dua të të kujtoj si dikur kur ishe, profesori im!

Pa fotografi, dua të të kujtoj si dikur kur ishe profesori im!

Kallnorin e  preferuat  që

të mos shuhet “flaka e janarit”,

si në një Olimpiadë kur

zgjedhin më të mirët për

të vazhduar trashëgiminë.

Ju zgjodhët të premten e

bekuar, ditën e parë apo të

fundit të krijimit të tokës,

numrin 13 më të përfolur në

këtë jetë kalimtare .

Siç thashë sot se “pse” nuk

ka “sepse”, e di që është

në kundërshtim me ligjet

e fizikës, por me ligjin e

Zotit është “Bëhu” dhe kështu

ndodh në raport me ne.

Që ikja juaj në këtë muaj,

në një mot pa mot dhe në

një stinë pa stinë këtë vit,

është për t’u mos harruar.

Më kujtohet ai krahu juaj i

djathte qe mbeshtetej në

tehun e tabeles deri sa

ligjeroje per gjuhen me

te bukur ne bote, ato 36

shkronjat e shqiptuara

tingellonin si kenga e

nje gjeraqine, disa nga

zanoret dhe disa

nga bashkëtingëlloret qe

i quajte perëndesha që vetëm

ne i kishim si bekim në alfabet.

E pagëzove edhe luginën

e gjeraqinës me emrin e

shpendit që këndoi atje, për

të qenë më

pranë bashkëluftëtarëve

të vrarë edhe keni jetuar

aty për të vërtetuar se

nuk ka vend për t’u frikësuar

nga demonët në luginë

siç e quanin të tjerët.

Ju e zbukuruat luginën të

dukej si shqiponja me krahë

të shtrirë dhe e ngritur mbi dy kodra, mbjellët një jetë atje përgjithmonë , me

pemë e perime ku gjeraqinat

fluturonin me gëzim në

shoqërinë tënde, duke

joshur zogjtë e tjerë që

të vinin dhe të kuvendonin,

deri sa  bletët pjalmonin

polenin nga lulet më të

bukura të akacieve dhe

atyre që lulëzojnë në luginë,

siç thoshin të egër por të virgjër.

Si mund të veprojnë demonët

atje ku dëgjohej

cicërima e zogjëve dhe ku 

ka plot koshere bletësh ,

mitin e “frikës” e ktheve në

një parajsë për këtë botë.

Deri sa po behet ceremonia

e shoqerimit tuaj per në

banesen e fundit unë

nuk jamë aty për t’ju

them lamtumirë, por

me kujtimet që i kamë do të

ju kujtoj në atë klase ne

gjimnazin e vjeter,

dritaret ishin nga varrezat

të kthyer, shkumes ne

doren e ngritur, kur

deshet te shkruani ne

dërrasën e zezë për

një shekull tregime.

Mbase aty pranë shkollës

do të pushojnë eshtrat e juaja përgjithmonë.

Fytyra juaj e zgjatur me

thekë dhe balluke kthyer

anash për të zbuluar ballin

dhe ajo hundë e drejtë që

lidhte si urë dy mollëzat

dhe sipër atyre syçkat,

sy shqiponjë, na jepte pamjen e një portret autokton rilindas.

Ju ishit vetë e vërteta dhe

na quajte “Flamuri i shkollës”

që rrallë i thoshe dikujt,

Ju vetë ishit Flamur kuq e zi,

me ngjyrën e gjakut të

shkruar plot vepra dhe

luftove për liri.

Ishte privilegj të të kisha profesorin tim.

Qofshi prej banorëve të Xhenetit. U prefsh ne paqe  profesor Prof. Dr. Sabahajdin Cena, Lavdi të qoftë!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …