Villiam Voker: 24 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1999 një polic serb bëri përpjekje të më vriste, në Prishtinë

Shefi i Misionit verifikues për Kosovën në OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, Viliam Voker,  i cili i tregoi botës për krimet që Serbia kreu ndaj popullatës civile në Reçak, ka treguar sesi  24 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1999 një polic serb u përpoq  ta vriste në Prishtinë.  Një ditë para masakrës së Reçakut, ne patëm një incident këtu, në rrugë, ku disa policë serbë, besoj policë nga Beogradi, patëm një incident të vogël, dhe truprojat e mia të sigurisë, të gjithë të rinj kosovarë, djem të rinj, ata menduan se panë një nga këta policët serbë të vinte kundër meje me granatë dore, unë nuk pashë një granatë dore, por më futën në një makinë të blinduar, më çuan në zyrë, unë insistova të kthehesha në rrugë këtu ku ishte banesa ime dhe fola me disa policë, policë serbë, dhe ata nuk dolën me përgjigje shumë të mira për atë se çfarë kishte ndodhur, kërkova të takohesha me komandantin e tyre dhe më në fund takova komandantin, dhe sipas Millosheviqit, siguria ime ishte përgjegjësi e qeverisë së Serbisë, dhe unë thashë, mirë, një nga policët tuaj, mendohet se më ka ardhur me një granatë dore, dhe nuk e di nëse është e vërtetë, por kur u përpoqa të hetoja dhe të zbuloja se çfarë kishte ndodhur, mora përgjigje qesharake”, thotë Viliam Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …