Në Nepal ka ndodhur një aksident me pasoja të rënda për udhëtarët që po udhëtonin me aeroplan, i cili ka marrë flakë dhe është rrëzuar. Njoftohet se deri më tani, janë gjetur trupat e pajetë të 40 udhëtarëve, nga 72, sa ishim me gjithë anëtarët e bordit të avionit. Mediet nepaleze njoftojnë se avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua derisa po ulej, dhe mori flakë. Autoritet në aeroport kanë thënë se kanë frikë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh pasi ende nuk janë gjetur të gjithë trupat. Ndërkohë, kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal ka thirr mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u ka kërkuar agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.
