Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jeff Hovenier ka shkruar që askush të mos harroj çka ka ndodhur në Reçak. Në shkrimin që ka ndarë ambasada amerikane në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, më tutje thuhet se të gjithë njerëzit e meritojnë të jetojnë të lirë dhe dinjitetshëm. “Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, SHBA, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri” thuhet në mes tjerash në një pjesë të fjalimit të ambasadorit amerikan, Xhef Huvenier, të shpërndarë nga ambasada amerikane në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …