Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Kina më informata për situatën me koronavirus. Kjo kërkesë është bërë pasi autoritet kineze kanë bërë të ditur kohë më parë se vetëm brenda 1 muaji, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, kanë humbur jetën 60 mijë të infektuar me këtë virus. Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mesatare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare. Autoritet kineze kanë njoftuar se 5 mijë 503 persona kanë vdekur si pasojë e dështimit të organeve të frymëmarrjes nga koronavirusi dhe 54 mijë e435 të tjerë kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe komplikime tjera, përveç COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se informacione të tilla të detajuara duhet publikuar edhe në të ardhmen, pasi “krijojnë ide më të mirë për situatën epidemiologjike.
