Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremtoi 31-vjetorin e themelimit, me një takim ku ishin mbledhur të rinjve pjesë e strukturës rinore të Partisë Socialiste dhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum. Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj duke uruar ditëlindjen e FRESSH, tha se e ardhmja e familjes së madhe të socialistëve është pikërisht ky Forumi Rinor. “Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që themeluan FRESSH-in 31 vite më parë, por jam super mirënjohës për ata që ndoshta 31 vite më parë nuk kishin lindur akoma, por sot janë pjesë e kësaj energjie të bukur”, – u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet nga çunat e gocat e FRESSH-it. “Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk i kemi aktivistët e rinisë për të djegur selinë e partisë së tyre. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë. Nuk vuajnë nga komplekse të tilla dhe nuk janë aty si sfond për udhëheqësit. Janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona”, u shpreh Veliaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …