Ka përfunduar hartimi i një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është bërë me dije për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Institutit gjerman “Friedrih Ebert Shtiftung”, Rene Shlee. Institutit gjerman, FES) ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në një përgjigje thënë për Radio Kosovën, zëdhënësi i këtij instituti, dega në Prishtinë, Rene Schlee, ka konfirmuar se tashmë është gati një draft i përmbajtjes për diskutim, por nuk ka sqaruar se çfarë përmban ky draft. “Në këtë fazë mund ta konfirmojë që ne kemi përfunduar hartimin e statutit dhe në një të ardhme të afërt do të mblidhemi me partnerët tanë për të diskutuar se kur do të ketë një organizim publik për prezantimin e Drafti për Asociacionin,” ka thënë Schlee për Radio Kosovën. Lidhur me këtë i kontaktuar nga mediumi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …