Analizat dhe komentet shumë kuptimplota, të drejta dhe realiste të profesorit amerikan, Daniel Server, jo vetëm që nuk iu pëlqejnë aspak politikanëve serbë, por ata e etiketojnë atë, si armik të Serbisë. Anëtari nacionalist serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, është shprehur kundër analizave të profesorit Daniel Serwer, mbi situatën në Ballkan, si dhe raportit mes të Kosovës e Serbisë. Përmes një postimi, Dodik tha se Serwer është lobist kundër serbëve, duke shkruar se “në egërsinë e tij ndaj serbëve, të cilën ai e ka shfaqur për dekada, Server mbeti i fundit i atij grupi lobistësh në Uashington”. Kësaj deklarate iu ka kundërpërgjigjur, Daniel Serwer, i cili tha se ai nuk shitet as blihet me para të lobit serb. “Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjerë në Uashington, por ato nuk do të më blejnë mua”, ka saktësuar Server në përgjigjen e tij.