leoni

Kurti

Albin Kurti ka paralajmëruar rrezikun e hegjemonisë së Serbisë dhe Rusisë në Ballkan

Kryeministri, Albin Kurti, para vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka paralajmëruar rrezikun e hegjemonisë së Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Në një intervistë për gazetën “Tages-Ancaiger”, Kurti ka folur për procesin e dialogut me Serbinë. I pyetur se a do të takohet me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq për të kërkuar zgjidhje për raportin Beograd-Prishtinë, Kurti u shpreh se kjo varet nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak. “Ne jemi të interesuar për të arritur një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, bazuar në njohjen reciproke. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një dialog konstruktiv”, ka thënë Kurti. Duke folur për situatën që ishte muaj më parë në veri të vendit, pas çështjes së targave, kryeministri ka pyetur nëse Zvicra do të pranonte një pakicë në vend që do të udhëtonte me targa italiane apo franceze për vite me radhë? I pyetur se a është i mundur normalizimi i raporteve me Serbinë, Kurti ka thënë se “Serbia nuk është një vend normal, sepse nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit, Slobodan Millosheviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …