Është plagosur me armë zjarri para zyrës së tij lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviqi mund të jetë hero i Albin Kurtit, por ai ishte krimineli që vrau dhe e spastroi Mitrovicën e veriut nga shqiptarët

Një video e kryeministrit,  Albin Kurti, ku kujton me pietet  ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq duke u shprehur  me fjalët më të përzgjedhura, ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë, e madje edhe në vetë mesin e militantëve të partisë së tij, në Vetëvendosje.  Politikani serb, i vrarë në vitin 2018, ishte akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në Kosovë, në qytetin e Mitrovicës. Në tremujorin e vrasjes së Ivanoviqit, në vitin 2018, në Prishtinë dhe disa qytete tjera në Kosovë por edhe në Serbi, ishin shfaqur grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit. Atëkohë, njëri nga militantët e zëshëm të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes, publicisti nga Mitrovica, Fatlum Sadiku (tani  këshilltar në zyrën e zëvendëskryeministres Emilja Rexhepi) kishte marrë vëmendjen për një aksion individual që do ta zhvillonte në Prishtinë, duke fshirë këto grafite. Para se të fillonte këtë aksion, z. Sadiku kishte shkruar se ndjehej i ofenduar nga grafitet e njeriut që është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve.  Sadiku e kishte fajësuar Ivanoviqin edhe ‘për verbimin e babait të tij. Ivanoviqi është dënuar me 9 vjet burg për vrasje në Masakrën te Rruga e Kovaqve në Mitrovicë, më 14 prill të vitit  1999.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …