I mbijetuar i Masakrës së Mitrovicës, Isa Mustafa: Nuk kam menduar që del kryeministri Kurti me një deklaratë pro Oliver Ivanoviqit

I mbijetuari i Masakrës së Mitrovicës, Isa Mustafa: Nuk kam menduar që kryeministri Kurti del me një deklaratë pro Oliver Ivanoviqit

I mbijetuari i Masakrës së Mitrovicës, të cilën e kryen  barbarisht serbët mbi civilët  shqiptarë më 14 prill të vitit 1999, Isa Mustafa, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo masakër. Ai thotë se në atë ditë, forcat e mëdha serbe kanë hyrë në lagjen tonë, kanë dëbuar dhe kanë filluar të ndajnë burrat nga 18 e më lartë, pleqtë, gratë e fëmijët i kanë larguar në një drejtim tjetër. Pastaj kur na kanë dërguar te vendi i ekzekutimit, vjen një kërkesë nga një paramilitar dhe pyet se çka duhet bërë me ta. Oliver Ivanoviqi dëgjohet duke thënë ‘veproni sipas urdhrave’ dhe më pas filluan ekzekutimet. Pra atë ditë janë vra 24 veta prej lagjes tonë, me urdhër të Oliver Ivanoviqit. I mbijetuar Isa Mustafa ka treguar edhe se si i ka shpëtuar ekzekutimit. Gjatë procesit të ekzekutimit, një ushtarak me ton të lartë bërtet kush e ka urdhëruar ekzekutimin dhe ekzekutimi ndalet te pesë personat e fundit, njëri prej tyre isha unë. Ai erdhi nga kazerma e lagjes Bair dhe kërkoi ndërprerjen e urdhrave. Filluan disa fjalë mes tyre, ne të pesëve na kthyen mbrapa. Isa Mustafa ka komentuar dënimin me 9 vjet burg Oliver Ivanoviq dhe deklaratën e Kurtit për të. “Të dënohet dikush vetëm me  9 vjet burg ka qenë e pakuptueshme, për mua si dëshmitar, por edhe për të tjerët… Nuk më erdhi mirë shprehja pozitive  e kryeministrit  për një person që ka qenë gjithmonë kundër Kosovës. Nuk kam menduar që Albin Kurti  me një deklaratë të tillë. Për neve që e kemi përjetuar gjërat, Ivanoviqi  gjithmonë do të quhet kriminel, tha i mbijetuar i Masakrës së Mitrovicës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …