Bilall Sherifi thotë se Partia Demokratike të Kosovës e ka keqpërdorur gatishmërinë e Nismës për të bërë koalicion

Bilall Sherifi pyet ish- bashkëveprimtarët se a po ndjehen të përfaqësuar mjaftueshëm me Albin Kurtin

Pas vlerësimit të lartë që i bëri dje Oliver Ivanoviçit, me rastin e përvjetori të vrasjes, krymeministri Kurti, sekretari i NISMËS Socialdemokrate, Bilall Sherifi, u është drejtuar publikisht pëmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook një numri të ish- bashkëveprimtarëve duke i pyetur se a po ndjehen të përfaqësuar mjaftueshëm dhe dinjitetshëm. „Jam kurreshtar të di nëse po ndihen të përfaqësuar mjaftueshëm “DINJITETSHËM” nga kryeministri Kurti me glorifikimin që i bëri Oliver Ivanoviçit?

Hydajet Hyseni,
Sami Kurteshi,
Shemsi Syla,
Emrush Xhemaili,
Gani Krasniqi,
Enver Dugolli,
Ismail Kurteshi,
Bajram Ajeti,
Xhevat Bislimi,
Agim Sylejmani,
Sabri Kiçmari,
Sheradin Berisha,
Beqir Beqa,
Faik Rraci,

Etj…………“, ka shkruar Sherifi.
Oliver Ivanoviç është vrarë pesë vite më parë. Ai gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka qenë i përfshirë në vrasjen e civilëve shqiptarë.

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës e ka dënuar mė 21 janar 2016 Oliver Ivanoviçin me 9 vjet burg, për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë Dragolub Delibashiç, Aleksandar Lazoviç dhe Ilija e Nebojsha Vujaçiç janë shpallur të pafajshëm.

Dënimi i Oliver Ivanoviç me 9 vjet burg kishte ardhur pas vërtetimit të aktakuzës se ai ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet se ishte lider i „Rojave të Urës“.

Në atë periudhë, forcat policore serbe kryen spastrim etnik duke i përndjekur dhe vrarë shqiptarët.

Familjet shqiptare janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Gra, fëmijë e pleq janë ndarë nga pjesa tjetër e burrave dhe janë urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

Sipas akuzave të vërtetuara në gjykimin ndaj Ivanoviçi, 15 meshkuj shqiptarë janë grumbulluar së bashku deri tek një mur dhe janë marrë nga një grup paraushtarakësh serbë të cilët i kanë lidhur me duar pas shpine dhe i kanë kërcënuar e fyer.

Pastaj, të gjithë ata janë urdhëruar të ecin deri te rruga kryesore “Miladin Popoviç”, ku janë ndalur. Aty ndodhej një pikë kontrolli e paraushtarakëve.
Sipas aktakuzës së EULEX-it, gjashtë nga burrat u ndanë nga të tjerët dhe u urdhëruan që po ashtu të shkojnë në Shqipëri.

Pjesa tjetër prej 9 vetë, u dërguan deri te pika e tyre e kontrollit. Në atë kohë, Oliver Ivanoviç ishte shef i kësaj pike, i veshur me uniformë me ngjyrë të kaltër.
“Para se nëntë nga këta persona të mbërrinin te pika, njëri nga pjesëtarët e pyeti Oliver Ivanoviç: “Çfarë të bëjmë me ta?”.

Ky ia ktheu: “Pse po pyet? Vepro sipas urdhërave”. Paraushtarakët pastaj i morën dy nga dy dhe i qëlluan me plumba”, thuhet në aktakuzën ndaj Ivanoviçit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …