Tre deputetë të Vetëvendosjes janë bërë bashkë për të mos e votuar Kodin Civil që lejon martesat e së njëjtës gjini dhe perversitete të tjera. Deputeti Eman Rrahmani ka publikuar një fotografi me dy kolegët e tij nga Vetëvendosja, Gramos Agushollin dhe Visar Korenicën. Ai me këtë rast ka shkruar se po e fillojmë një vit interesant në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e Koordinatorit të Degës së Vetëvendosjes në Rahovec, në prill të vitit të kaluar për shkak të kundërshtimi të votimit të Kodit Civil. Kam pasur komunikim të drejtpërdrejt më kreun e Lëvizjes dhe me Sekretaren e Lëvizjes dhe më është thënë drejtpërdrejt pakënaqësia e tyre për mosvotim të Kodit Civil, kishte deklaruar Korenica. Edhe Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli kishin votuar kundër Projekt-kodit Civil, që lejon perveristetet dhe amoralitetet njerëzore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …