PSD

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Aktivistë të kësaj partie, e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, para objektit të Qeverisë kanë vendosur fotografinë e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq dhe një kurorë lulesh ku shkruan: “I pikëlluar Albin Kurti”.  Është vetë Albin Kurti i cili përmes një videoje, ka përkujtuar Oliver Ivanoviqin në 5-vjetorin e vdekjes, duke theksuar se ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Kurti veç tjerash ka shkruar se kujtimi i Oliver Ivanoviqit do  të mbetet i gjallë, si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”. Videoja e fundit e Kurtit ka nxituar reagime të fuqishme te familjarët e dëshmorëve, invalidët e veteranët e luftës dhe te të gjithë qytetarët liridashës të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të …