leoni

Kryetari Latifi priti në takim Përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Iska dhe me bashkëpunëtorë, pritën në takim Përfaqësuesit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Përfaqësuesit e ASK-së i njoftuan udhëheqësit komunal se gjatë këtij viti ASK planifikon të bëjë regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Periudha e cila do të realizohet regjistrimi i popullsisë është data 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Përfaqësuesit nga ASK kanë bërë prezantimin dhe i ka njoftuar për së afërmi pjesëmarrësit e takimit lidhur me proceset, përgatitjet dhe zhvillimet e reja në projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2023. Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes. Kryetari Latifi u zotua për gatishmërinë e plotë të komunës së Rahovecit për bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në mënyrë që të sigurohen të dhëna sa më të sakta dhe të dyja palët u dakorduan për bashkërendim të planit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projeki.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …