leoni

Komuna e Vitisë dhe INDEP pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Agjendës 2030

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ). Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë. Përndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjermane Kirchhain në realizimin e disa objektivave.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …