Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për mediet se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për një kanosje, e cila u kualifikua si atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie. Drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin e kërcënimit tha zëdhënësi Baki Kelani. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, tha tutje ai. Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …