Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet me kalendarin e Gjykatës Speciale

Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se dita e gjykimit të historisë dhe përpjekja jonë çlirimtare po përputhet ironikisht edhe me kalendarin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Pikërisht  ditë gjykimi, për ata që mbahen peng dhe për ne si shoqëri që deshëm çlirimin. Kjo gjykatë nuk e njeh historinë e Kosovës. Është indiferente ndaj saj. 17 shkurti për këtë trupë gjykuese është veç një ditë tjetër pune, jo etike në karrierën e tyre personale. Ndërsa ata që po gjykohen politikisht dhe padrejtësisht ishin luftëtarët e vyer të çlirimit që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se 17 shkurti po merr shumë kuptime. “Kësaj radhe nuk kemi festë. Kjo datë thërret për reagimin e secilit. Ata mbrojtën vendin, ne duhet t’i mbrojmë ata edhe me këtë datë”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …