Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për profesorin e veteranin e UÇK-së, Sabajdin Cena dhe për ish-komandantin Cenë Aliçkaj, të cilët kanë ndërruar jetë ditëve të fundit. Kjo kërkesë e deputetes, Time Kadrijaj vjen në mesin e kritikave drejtuar qeverisë dhe presidencës, pasi këto institucione nuk kanë shprehur ngushëllime për të ndjerët: Sabahajdin Cena dhe Cen Aliçkaj, luftëtarë, eprorë të UÇK-së dhe personalitete të jashtëzakonshme të luftës e të paqes në Kosovës. “Këto ditë kemi pasur një numër të madh të veteranëve të luftës që kanë vdekur, kemi pasur të vdekur edhe eprorë të lartë të UÇK-së. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, as nga presidentja, nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Time Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kalaja e Prizrenit në pulla postare të Kosovës
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim një emision të …