Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në veriun e Kosovës pati për dy muaj radhazi tensione të vazhdueshme, e sulme ndaj policisë, dhe gjendja në veri as sot nuk është normale. Në emër të sovranitetit Kosova s’ka pasur kurrë më pak sovranitet e ligjshmëri që ka sot. Ka tre muaj që s’kemi polici të rregullt, e as prokurorë, gjyqtarë, e as pushtet komunash e as zgjedhje të lira e demokratike për të zgjedhur këtë pushtet lokal. A është ky sovraniteti i një shteti brenda një territori të vetëm? Përveç se ruan në arrest shtëpiak një të dyshuar për terrorizëm, e arritën të normalizojnë çështjen e barrikadave, e dështuan të mbajnë zgjedhje demokratike në territorin e Kosovës. Gjendja e sotme në veri është dorëzim i interesave të Kosovës para dialogut dhe para Serbisë. Kurti se po rehabiliton kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq, i cili është dënuar për vrasjen e civilëve shqiptarë në Mitrovicë. Ai akuzoi komentatatorë dhe deputetë të pushtetit për absurditetin kur e mbrojnë këtë veprim, të cilin e cilësojnë këtë gjest si taktikë. Kaq lehtë gjaku i civilëve shqiptarë na shndërrohet si taktikë politike, është turp, është monstrum politik që s’guxojmë ta lejojmë të ndodhë në Kosovë, ka saktësuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …