Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit, Martin Berishaj dhe fillimin e hetimeve serioze lidhur me aferën e tij korruptive. Tash po shihet qartë që prapa kësaj afere të ambasadorit Berishaj fshihet lidhja e thellë pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit. Po tani është shumë vonë. Shkarkimi i Ambasadorit Berishaj më nuk mjafton. Duhet të bëhen hetime serioze dhe t’u jepet përgjigje pyetjeve – juridikisht, politikisht dhe moralisht. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidë”, ka thënë lideri i PDK-së. Ky skandal i madh korrupsioni jo vetëm ka dëmtuar reputacionin e diplomacisë dhe shtetit tonë, por, shkon shumë më tej. Si t’u shpjegojmë qytetarëve se një Ambasador, që duhet të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në botë, tërhoqi mbi 1 milionë e 500 mijë euro kesh, të marra nga një kompani serbe që tregton energji? Si ua shpjegon kryeministri këtë të gjithë qytetarëve që votuan për të dhe zotimin e tij për të luftuar korrupsionin? Derisa shumë fakte janë zbardhur dhe po zbardhen çdo ditë, më shumë pyetje po shtohen, të cilat, fatkeqësisht, po vazhdojnë të mbesin pa përgjigje. Prandaj, kryeministri duhet të vijë këtu në shtëpinë e popullit para qindra, mijëra njerëzve që na shohin e t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve, tha Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …