Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është distancuar nga Grupi i tij Parlamentar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti. Por, megjithatë ai tha se prapë është kundër kësaj nisme, duke dhënë arsyet e tij gjatë fjalës së tij në Parlament. “Unë distancohem nga fjalimi i Armend Mujës në emër të Grupit Parlamentar. Pse detyrohem të flas sot unë është për shkak edhe një opinioni që është krijuar rreth kësaj teme ku edhe qytetarët kanë jashtëzakonisht interes për të diskutuar dhe për të parë edhe mundësinë më të mirë që mund të nxjerrim nga ky propozim”. Rrahmani tha se edhe herën e parë kur janë tërhequr, ai ka qenë kundër. Unë si deputet kam votuar kundër sepse ka qenë diskriminuese për shkak që sot për ato mjete që janë tërhequr atë vit paguajnë ata që s’kanë përfituar atëherë. Sot mendoj që kjo iniciativë është më ndryshe mirëpo prapë nuk është e duhura dhe mendoj që mund të gjejmë një zgjidhje që nuk dëmtohet kontributdhënësi edhe largohemi pak prej kësaj retorikës së akuzave të njëri-tjetrit që po bëjmë çdo ditë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …