Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Sipas tij, ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota Kundër në çdo iniciativë që nuk vjen prej tyre. Ata lanë mësuesit pa rroga, veç për t i luftuar sindikatat. Ata i kanë lënë veteranët e UÇK-së pa fonde e pa proteza për invalidët. Sepse i konsiderojnë kundërshtarë. Ata nuk po e tregojnë as koeficientin e pagave për 80 mijë nëpunës publikë. Ata e shtrenjtuan rrymën për qytetarët e jo për bizneset. Këta e rrisin buxhetin e shtetit përmes inflacionit që po i gërryen familjet edhe ashtu të varfra. E atë buxhet as nuk e shpenzojnë. Këta pamundësojnë stazhin e punës për pensionistët të cilët u përjashtuan nga puna në vitet e 90′. Kështu lënë rreth 10 mijë pensionistë me të ardhura më të ulëta sesa i meritojnë. Këta nuk kanë zgjidhje. Këta duan të na disiplinojnë, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …