Presidenti Bajram Begaj organizoi një pritje për ambasadorët e akredituar, në Tiranë

Presidenti Bajram Begaj organizoi një pritje për ambasadorët e akredituar, në Tiranë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj organizoi një pritje për  ambasadorët e akredituar në Tiranë nga ku vlerësoi kontributin e vendeve të tyre në forcimin  e demokracisë në vendin tonë. Një pjesë të fjalës së tij kreu i shtetit ia kushti zhvillimeve fund-vitin  e shkuar në Kosovë. “Nuk kam ndërmend të kaloj heshtur mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e  Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë. Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit”. Në këto kushte, theksoi presidenti Begaj, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …