leoni

Komuna e Vitisë dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu,  ka pritur në takim Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i Aksionit për Nëna dhe Fëmijë (AMC). Me këtë rast ata kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi njëra për implementimin e kujdesit gruporë në kujdesin para dhe pas lindjes të bazuar në evidencë: Kujdesi  grupor në 1000 ditët e para. Kurse marrëveshja tjetër është për Klasat për nëna. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara projekti “Klasat për Nëna” ka për qëllim të mbështesë përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar  për nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes zhvillimit të planifikuar të një infrastrukture mbështesë arsimore.  Sipas marrëveshjes kjo bëhet me qëllim të informimit dhe këshillimit të grave, nënave të reja për ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzënisë, si dhe shenjat ose ndryshimet që mund të paraqesin rrezik, kujdesin e nevojshëm pas lindjes, ushqyerjen me gji, dhënien e kujdesit për të porsalindurin duke siguruar informacionin e nevojshëm për imunizim të fëmijëve. Kurse sipas marrëveshjes së bashkëpunimit “implementimin e kujdesit grupor në kujdesin para dhe pas lindjes të bazuar në evidencë: Kujdesi  grupor në 1000 ditët e para”, i cili është projekt ndërkombëtar i financuar nga Unioni Evropian përmes programit HORIZON 2020, dhe që udhëhiqet nga konsorciumi i partnerëve nga Holanda, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, Suriname-Amerika e Jugut, Gana dhe Kosova.  Bëhet me dije se objektivi kryesor i këtij projekti është implementimi  i kujdesit  grupor antenatal dhe postnatal në shtete vende të ndryshme të ardhura të larta , të mesme dhe të ulëta. Përndryshe në implementimin e këtyre dy marrëveshjeve një rol  të veçantë e ka Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti. Prandaj në këtë takim ka marrë pjesë edhe Dr. Vjollca-Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti. Përndryshe AMC është  edhe përkrahëse e Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të programit të vizitave shtëpiake të nënave dhe fëmijëve prej 0-3 vjet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …