leoni

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e ASK-së, u bisedua rreth procesit të regjistrimit të popullsisë

Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me të cilët ka bashkëbiseduar rreth procesit të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave që pritet të filloj nga 1 shtatori i këtij viti. Në takim u bisedua edhe për Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Komunal për Regjistrimin, ku përcaktohen përgjegjësit dhe detyrat e Komisionit Komunal të Regjistrimit (KKR).  Kryetari Haliti ndër tjerash e vlerësoj si shumë të rëndësishme këtë proces duke u zotuar se Vitia do t’i ofroj të gjitha kapacitetet e saj për realizimin sa më të mirë të këtij procesi. Kryetari Haliti u interesua edhe për regjistrimin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Përfaqësimit e ASK-së thanë se ata do të regjistrohen si banorë jo rezident. Megjithatë kryetari Haliti theksoj se procesi i saktë i regjistrimit ka një rëndësi të veçantë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe ndarjen e buxhetit në secilën fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …