Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot, teksa institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve. Në njoftimin për media bëhet e ditur se cilat pjesë të vendit janë në situatë më të vështirë Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës dhe në fshatrat Sekiraqë, Sibofc dhe Reçicë të Besianës. Situatë e vështirë paraqitet po ashtu në komunën e Skenderajt. “Në Burim ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, në Klinë janë evakuuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve. Po ashtu lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar. Ndërkaq, në Komunën Veriore të Mitrovicës, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi. Në Komunën e Zveçanit janë rrezikuar 40 shtëpi. Në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit 4 familje janë evakuuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …